Transmetuar më 03-12-2025, 12:19

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku 35-vjeçari Petrit Paloka u dhunua nga disa persona. Bëhet me dije se policia e Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar për dhunën ndaj 35-vjeçarit. Petrit Paloka u nxorr me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas u godit me shkop bejsbolli, duke marrë lëndime të rënda.

Konkretisht i riu ka marrë plagë të mëdha në trup, sidomos në këmbë, ku njëra prej tyre ishte thyer. Pasi u dërgua në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, 35-vjeçari u transportua drejt spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar. Para bluve, Petrit Paloka ka deklaruar se nuk i ka njohur dhunuesit.

“Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, mësohet të jetë shprehur i riu para oficerëve të policisë.

Sakaq, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa i riu aktualisht është në spitalin e Traumës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit