Transmetuar më 03-12-2025, 07:48

ITALI – Juventusi arrin në fitoren e tretë radhazi me Spallettin në krye, kësaj radhe duke mundur 2-0 Udinesen në Kupën e Italisë, në një ndeshje që e kontrolluan me autoritet dhe e dominuan nga fillimi deri në fund.

Në sfidën e luajtur në Torino, bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 23-të me anë të David. Në minutën e 68-të, Locatelli, që zëvendësoi Gattin, shënoi dhe golin e dytë me anë të një penalltie, duke sjellë qetësi në kampin e “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë fitore, Juventusi kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të presë fituesin e çiftit Atalanta-Genoa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit