Transmetuar më 03-12-2025, 07:46

GJERMANI – Në Signal Iduna Park, skuadra e ‘Aspirinave’ iu imponua verdhezinjve të Niko Kovac, duke e mundur me rezultatin 1-0 për ta eliminuar dhe nxjerrë përfundimisht jashtë gare për Kupën e Gjermanisë.

Fati i kësaj ndeshjeje u vendos që në minutën e 34-të, kur Bayer Leverkusen shënoi me Maza për t’i dhënë avantazhin Bayer Leverkusenit.

Rezultati mbeti i tillë deri në fundin e sfidës pavarësisht përpjekjeve të Borussia Dortmundit sidomos në çastet e fundit të ndeshjes për të barazuar me Bayer Leverkusen që e sheh veten mes 8 më të mirave të Kupës së Gjermanisë.

Skuadrës së ‘Aspirinave’ në këtë fazë i bashkohen edhe Leipzig që mundi Magdeburg 3-1, St. Paulo që fitoi me Borussia Moenchengladbach 2-1 dhe Hertha që shkatërroi Kaiserslautern, duke e mundur me rezultatin tenistik 6-1.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit