Transmetuar më 03-12-2025, 07:44

SPANJE – Barça ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madridit me rezultatin 3-1 në “Camp Nou”, duke treguar karakter dhe efikasitet pas një ndeshjeje të fortë dhe dramatike në javën e 15-të të La Ligës.

Atletico e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 19-të kaloi në epërsi me Alex Baena, i cili depërtoi mes mbrojtjes dhe goditi saktë në qendër të portës, duke mos i lënë shanse portierit Joan Garcia. VAR verifikoi golin e Atleticos, por vendimi u konfirmua.

Barcelona reagoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 26-të me një veprim brilant individual të Raphinhas, i cili pas një asisti të Pedrit mashtroi portierin dhe e shtyu topin në rrjetë për 1-1.

Në minutën e 37-të, Robert Lewandowski humbi një penallt, duke dështuar ta përmbyste rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me këtë barazim 1-1.

Në minutën e 65-të, Barcelona realizoi golin e epërsisë me Dani Olmo, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt dhe goditi me tokë në këndin e djathtë për 2-1.

Në kohën shtesë, Barcelona shënoi edhe një gol spektakolar të tretë. Ferran Torres, pas një pasimi të shkurtër nga Alejandro Balde, depërtoi brenda zonës dhe goditi pa mundësi për portierin, duke vulosur fitoren 3-1.

Barcelona merr një fitore të rëndësishme, duke mbetur lider me 37 pikë pas javës së 15-të, ndërsa Atletico është e katërta me 31 pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit