Transmetuar më 02-12-2025, 14:17

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, është ndaluar këtë të martë, më 2 dhjetor 2025, nga autoritetet belge, bëjnë me dije mediat vendase.

Sipas së përditshmes belge L’Echo, ndalimi është kryer në kuadër të një hetimi të gjerë që përfshin kontrolle dhe veprime verifikuese pranë Shërbimi për Veprim të Jashtëm i Bashkimit Evropian dhe Kolegji i Evropës.

Policia belge ka bastisur shërbimin diplomatik të BE-së, Kolegjin e Evropës dhe shtëpi private si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së, sipas njerëzve të njohur me hetimin dhe dëshmitarëve.

Një tjetër punonjës i Kolegjit të Evropës, i përfshirë në departamentin e arsimit ekzekutiv, u ndalua gjithashtu.

Autoritetet belge kanë marrë më herët masa ndaj tre personave të dyshuar në lidhje me një çështje që lidhet me keqadministrim të mundshëm në programet e financuara nga Bashkimi Evropian për formimin e diplomatëve të rinj.

Veprimet hetimore, të kryera me kërkesë të Prokuroria Evropiane dhe të autorizuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, janë shtrirë në ambiente zyrtare në Bruksel, në strukturat e Kolegjit të Evropës në Bruges, si edhe në banesa private.

Hetimi përqendrohet te Akademia Diplomatike e Bashkimit Evropian, një program nëntëmujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm të vendeve anëtare të BE-së, i cili dyshohet se është dhënë në kushte favorizimi dhe konkurrencë jo të barabartë.

Në total, në këtë çështje janë përfshirë tre persona, mes të cilëve edhe Mogherini. Autoritetet po shqyrtojnë dyshime që lidhen me menaxhimin e kontratave publike, respektimin e rregullave të konkurrencës, konfliktin e interesit dhe ruajtjen e konfidencialitetit profesional.

Akuzat i përkasin periudhës 2021–2022 dhe hetimet janë ende në zhvillim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit