

DIBËR- Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e policisë, Jetmir Uta, 24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim detyre”. Uta u arrestua më 29 nëntor, në momentin kur po hynte në territorin e Shqipërisë, pas disa ditësh në arrati.
Arrestimi erdhi pas kallëzimit të bërë në polici nga një 18-vjeçare, e cila, në praninë e nënës së saj, deklaroi se oficeri kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, duke abuzuar me pozitën që mbante.
Pas denoncimit, Uta u largua drejt Kosovës, ndërsa u shpall në kërkim. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën hetim është vënë edhe nëna e Jetmir Utës, e cila dyshohet se ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar vajzën për ta detyruar të mos e kallëzonte në polici.
Mësohet se gjatë hetimeve ka rezultuar se Uta e kishte kërcënuar 18-vjeçaren duke i kërkuar ta takonte sërish, në të kundërt do të publikonte foto dhe video komprometuese të saj, të cilat i kishte siguruar më parë në mënyrë të paligjshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






