

Një konflikt i ndodhur disa ditë më parë në Elbasan, duket se është bërë shkak të vrasjen me 3 plumba të Mondi Mëhallës në Elbasan.
Një javë më parë Mondi Mëhalla është përplasur me dy vëllezër nga zona e Lezhës, ku aktualisht në kërkim është shpallur një personazh i thirrur “Boli”, shkruan gazetari Elton Qyno.
Mes viktimës dhe personave nga Lezha, ka pasur një marrëdhënie tregtare të prishur për shkak të shkëmbimit të automjeteve me sende të tjera, duke sjellë konfliktin.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar të gjithë dinamikën e krimit të rëndë.
Deri në këtë fazë policia e Elbasanit, ka arrestuar një punonjës të pikës së karburantit “Xhaxhi Oil” ku mbeti i vrarë Mondi Mëhalla si dhe një person tjetër që u shoqërua dje, Renaldo Gjini alias Gjoni.
Roja akuzohet për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ndërsa Gjoni akuzohet për bashkëpunim me vrasje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






