

Lezhë- Punimet për rikuperimin e argjinaturës së Vainit vazhdojnë edhe gjatë natës këtë të hënë pas shfaqjes së një çarje të re në zonën e Tales në Lezhë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njofton se ekipi i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Lezhë, në bashkëpunim me emergjencat civile, Forcat e Armatosura dhe pushtetin vendor, vijon intensivisht punën për rehabilitimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim minimizimin e dëmeve në tokat bujqësore dhe mbrojtjen e zonës.
Si pasojë e çarjes, një sasi e konsiderueshme uji po depërton në kanalin Spiten–Hidrovor.
Për shkak të kësaj, disa toka bujqësore në zonat e Treshit dhe Spitenit janë përmbytur, ndërsa banorët e zonave të banuara nuk janë të rrezikuar.
Rifillimi i punimeve intensive synon parandalimin e dëmeve më të mëdha dhe mbrojtjen e zonave përreth nga përmbytjet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






