Transmetuar më 01-12-2025, 22:31

BERAT, 1 dhjetor 2025 – Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Mbreshtan–Pashalli, në zonën e njohur si “Rezervuari”, ku një kamionçinë tip xhip ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi në shtratin e një përrua.

Sipas burimeve zyrtare, mjeti me targë AA 488 EK drejtohej nga Kastriot Çuka, 59 vjeç, i cili u plagos bashkë me tre pasagjerët që udhëtonin me të. Gjendja e dy prej tyre është konsideruar më e rëndë, duke detyruar ekipet mjekësore t’i transportojnë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Të lënduarit e tjerë morën ndihmë të parë në vendngjarje dhe u dërguan në Spitalin Rajonal të Beratit për trajtim mjekësor. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë për nxjerrjen e personave të bllokuar në mjet, ndërsa zona u bë e pakalueshme për disa minuta.

Grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit ka ardhur për shkak të kushteve të vështira të terrenit dhe shpejtësisë së mjetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit