

BERAT, 1 DHJETOR 2025 – Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Mbreshtan–Pashalli, në zonën e njohur si “Rezervuari”, ku një automjet tip fuoristradë humbi kontrollin, doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua poshtë saj.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, 59-vjeçari Kastriot Çuka, së bashku me tre pasagjerët që udhëtonin me të, u plagosën dhe u nxorën nga automjeti me ndihmën e forcave të rendit. Të katërt u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Paraprakisht dyshohet se gjendja e degradur e segmentit rrugor, mungesa e ndriçimit dhe kthesat e forta kanë qenë faktorë që mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






