Transmetuar më 01-12-2025, 19:45

Maqedonia e Veriut ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Blagoja Milevski. Në një postim në rrjetet sociale, Federata ka falenderuar teknikun për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për seleksionuesin Blagoja Milevski dhe stafin e tij, për punën e tyre të përkushtuar, bashkëpunimin profesional dhe rezultatet e arritura. I urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme stërvitore”.

“Ne besojmë se me një ekip të ri profesional, do të sillet një “erë e re” në punën e ekipit, e cila do të mundësojë konkurrencë dhe ambicie edhe më të madhe në garat e Maqedonisë.”

“FFM mbetet plotësisht e përkushtuar për të krijuar kushtet më të mira të mundshme të punës, si dhe për të ofruar mbështetje maksimale për ekipin përfaqësues. Bashkëpunimi i deritanishëm me stafin e trajnerëve të udhëhequr nga Milevski ka qenë në një nivel shumë profesional dhe ne e vlerësojmë përkushtimin dhe qëndrimin e tyre ndaj ekipit përfaqësues. Mbetemi të gatshëm, me të njëjtin përkushtim, të mbështesim planet dhe sfidat e ardhshme të ekipit përfaqësues të Maqedonisë.” – shkruan nga FFM.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit