

Tiranë- Janë njoftuar masat e sigurisë për foltoren e tretë të organizuar nga Partia Demokratike, që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Ndërhyrjet kanë nisur që në orët e para të ditës, me kufizime të dukshme në qarkullim dhe kontrolle të shtuara në zonën përreth.
Raportohet se bllokimi i qarkullimit në bulevard ka nisur tashmë, dhe nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin që nis nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Po ashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikur në qarkullimin e automjeteve.
Në dy foltoret e mëparshme janë angazhuar rreth 500 efektivë policie, ndërsa për këtë protestë pritet të jenë të dislokuar rreth 300 efektivë, një numër më i ulët se herët e tjera.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






