Transmetuar më 01-12-2025, 15:54

TIRANË- Kryeministi i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave se ai po i bën presion gjykatës Kushtetuese. Me anë të një video të postuar në rrjetin Facebook, Rama tha se nuk po i bën nuk po i bën presion Gjykatës Kushtetuese dhe shtoi se e ka ankimuar çështjen si kryeministër jo si Edi Rama.

Lideri i qeverisë u shpreh se e ka bërë këtë, për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Ai tha se nuk i bën presion askujt dhe se flet për balancën e pushteteve të pavarura në Shqipëri. Në fund, ai tha se pezullimi i Ballukut do të krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor? E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër jo si Edi Rama. Për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Kjo është betejë institucionale gjyqësore, atë që nga Komisioni i Venecias quhet shkelje e kufijve ndarëse të pushteteve. Unë jam palë, nuk i bëj presion askujt. Flas për balancën e pushteteve të pavarura në Shqipëri.

Pezullimi do krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues. Të pezullosh një ministër, do thotë ta asgjesosh pa afat. Nëse ministri pezullohet, zv.ministri nuk e ushtron dot autoritetin ekzekutiv që kushtetuta ia jep vetëm ministrit. As nuk dua t’i hyj fare dokrrave dhe teorive konspirative për betejën ligjore. Këtu nuk është fjala për Belinda Ballukun, por mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve,” tha Rama.

Ministrja Belinda Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit