

Athinë, 1 Dhjetor 2025, 13:23
Një 48-vjeçar nga Tepelena, Ardian Gërbi, i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike, u arrestua nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.
Gërbi, i cili ishte i kërkuar nga Interpol Tirana prej 17 vitesh, u ndalua mesditën e 29 nëntorit, por lajmi u bë publik vetëm sot. Sipas policisë greke, në vitin 2008 ai i kishte shitur një personi tjetër 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






