

Elbasan, 1 Dhjetor 2025
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Makina e përdorur nga autorët e dyshuar të krimit rezulton se ishte në pronësi të kompanisë së biznesmenit.
Mëhalla u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij, ku një prej autorëve qëlloi me pesë plumba, dy prej të cilëve në kokë. Pas vrasjes, autorët u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Një makinë e djegur e dyshuar se u përdor nga autorët u gjet këtë të hënë në fshatin Mirakë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






