Transmetuar më 01-12-2025, 13:40

Tiranë, 1 Dhjetor 2025

Një gjykatë ka dënuar me dy vite burg me kusht Nosr Manlapaz, nëna e 23-vjeçarit Mark Samson, i cili vrau ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, më 26 mars. Ajo u gjet fajtore për fshehjen e trupit të viktimës pas pranimit të fajësisë.

Seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të fillojë më 9 dhjetor.

Babai i Ilarias, Flamur Sula, tha se për familjen e tij ky vendim nuk përbën drejtësi: “U shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam. Një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta nuk mund të quhet drejtësi. Një person që pastroi gjakun e vajzës sime duke e hedhur në tualet, nuk mund të mbrohet nga një dënim kaq i lehtë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit