

Tiranë, 1 Dhjetor 2025, 13:15
Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik. Sipas Berishës, nuk ekziston asnjë dokument i Komisionit të Venecias që të mbështesë pretendimet e Ramës lidhur me pezullimin e ministrave.
Ai theksoi se pezullimi i një ministri nuk cenon balancën e pushteteve dhe se të gjitha deklaratat që e paraqesin ndryshe janë mashtrime. Berisha shtoi se materialet e Komisionit të Venecias dhe të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut nuk përmbajnë asnjë rresht që t’i japin të drejtë Ramës.
Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të paditur kryeministrin për këto pretendime para qytetarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






