Transmetuar më 01-12-2025, 13:24

Mushqeta, Tiranë, 1 Dhjetor 2025

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mushqeta, ku një 12-vjeçar ka marrë automjetin e të atit dhe ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur vetë i mituri dhe një 18-vjeçar që ndodhej si pasagjer. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet dhe materialet janë referuar në Prokurori, ndërsa procedimi ndaj prindit, 51-vjeçarit, po kryhet në gjendje të lirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit