Transmetuar më 01-12-2025, 13:09

Berat, 1 Dhjetor 2025

Paraditen e sotme, në aksin Roskovec–Berat, një automjet ka përplasur një shtetas 50-vjeçar teksa po udhëtonte me biçikletë pranë fshatit Strum. Si pasojë e përplasjes, ai ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime procedurale, ndërsa grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e situatës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit