Transmetuar më 01-12-2025, 09:49

SHKODER – Pas Sllovakisë, edhe Kosova ka qenë kundërshtar i vështirë për Shqipërinë në basketboll për meshkuj.

Pikërisht në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, Kosova ka fituar me një diferencë prej 15 pikësh në rezultatin total 99-84.

“Dardanët”, e nisën shumë mirë takimin, duke krijuar diferencën që në çerekun e parë, e cila ndikoi të jetë vendimtare për fitoren.

25-14 ishte rezultati i kësaj pjese, diferencë e cila u thellua në pjesën e dytë, pasi Kosova shtoi edhe 5 pikë të tjera në këtë epërsi pas fitores 19-14.

Në vijim loja më e balancuar, Shqipëria fitoi pjesën e tretë 32-30, ndërsa humbi të katërtën 25-24.

Më të mirët në këtë ndeshje ishin Dardan Berisha që shënoj 35 pikë dhe dhuroi 6 asistime, i ndihmuar nga Erjon Kastrati me 21 pikë. Te Shqipëria, Julian Hamati shkëlqeu me double-double me 19 pikë e 10 kërcime.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit