Transmetuar më 01-12-2025, 09:46

Tiranë, 1 dhjetor 2025 – 08:22 Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Sheshit Shqiponja. Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka përplasur një grua 55-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rrethanat e aksidentit dhe identiteti i viktimës ende nuk janë bërë të ditura. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit