Transmetuar më 01-12-2025, 07:32

Elbasani u trondit mbrëmjen e sotme nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla.

Ervin Salianji ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, duke akuzuar qeverinë se i ka dhënë mbështetje dhe pushtet politik bandave të krimit të organizuar.

“Shqipëria është lënë në dorë të bandave, ndërsa qeveria merret me propagandë, fasada dhe luks”, u shpreh ai.

REAGIMI I PLOTE

Vrasja e sotme në Elbasan, pas një serie ngjarjesh kriminale në gjithë Shqipërinë, tregon qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike. Nën qeverisjen e Ramës, vrasjet janë bërë puna më e lehtë, kryhen ku të duan, si të duan dhe kur të duan! Qeveria që i ka dhënë hov, mbështetje dhe pushtet politik bandave dhe krimit të organizuar. Ka ulur në minimum autoritetin e shtetit dhe respektin për ligjin. Sot, krimi nuk ka më frikë nga shteti, përkundrazi, qytetarët nuk e kuptojnë dot më ku mbaron shteti dhe ku fillon mafia, për shkak të bashkëpunimit politik dhe të favoreve të ndërsjella që marrin grupet kriminale. Shqipëria është lënë në dorë të bandave, ndërsa qeveria merret me propagandë, fasada dhe luks. Kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetime, nuk mbulohet me fjalë, por kërkon reagim dhe ndryshim të menjëhershëm politik, për t’i rikthyer qytetarëve sigurinë dhe shtetit autoritetin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit