Transmetuar më 01-12-2025, 00:08

Dalin pamjet pak pas ngjarjes, ku shihet një mjet i policisë duke mbërritur në vendin ku ndodhi përplasja, si edhe shoqërimi i një vajze të re

Pamjet e publikuara nga media greke tregojnë çfarë ndodhi pak minuta pas incidentit të regjistruar në zonën e Kolonosit, ku një 22-vjeçar u dëmtua pas një përplasjeje të qëllimshme nga një drejtues mjeti 27-vjeçar, emigrant shqiptar.

Sipas informacionit, 27-vjeçari, i cili u ndalua në zonën e Kallitheas mbrëmjen e së shtunës (29.11.2025), dyshohet se e ka përplasur me dashje 22-vjeçarin me automjetin e tij.

I riu u transportua me ambulancë në spitalin KAT, ku po trajtohet mjekësisht për një dëmtim serioz në këmbë, pas episodit të ndodhur në Kolonos.

Sipas burimeve, përveç 27-vjeçarit që u ndalua, autoritetet shoqëruan edhe një vajzë të re në vendin ku ndodhi ngjarja.

Pamjet tregojnë një automjet policie që mbërrin në vendngjarje vetëm pak minuta pas përplasjes.

Në video shihet gjithashtu momenti i shoqërimit të vajzës së re, e cila pas incidentit u fut në makinën e policisë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit