Transmetuar më 30-11-2025, 22:54

Autobusi urban del nga rruga në Tiranë, automjete të dëmtuara dhe trafik i paralizuar

Një incident tashmë jo më i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një autobus i transportit urban ka dalë nga rruga, duke përplasur automjete dhe duke shkaktuar kaos në qarkullim.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se autobusi ka devijuar drejt trotuarit, duke marrë përpara makina dhe elementë të tjerë rrugorë. Si pasojë, dy mjete kanë pësuar dëmtime materiale, ndërsa rruga është bllokuar për disa minuta.

Në vendngjarje, në afërsi të pallatit me shigjeta, kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës dhe menaxhimin e trafikut.

Noa.al pyeti zyrtarët e Policisë së Tiranës dhe mëson se ka një persona të plagosur lehtë, ndërsa ka edhe dëme materiale.

Personi i plagosur ka qenë duke ecur me biçikletë kur është përplasur nga autobusi.

Shkaqet e incidentit mbeten të paqarta, por pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat pas verifikimeve në terren dhe shqyrtimit të pamjeve filmike.

Ngjarja ka krijuar panik mes qytetarëve të pranishëm, ndërsa kalimtarët janë larguar me shpejtësi nga zona për shkak të rrezikut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit