

Momente të rënda në Elbasan, motra mëson lajmin dhe shpërthen në lot pranë automjetit
Pamje të reja dhe tejet prekëse vijnë nga vendngjarja e mbrëmjes së sotme në Elbasan, ku u gjet pa shenja jete biznesmeni Edmond Mëhalla (Xhaxho).
Në pamje që sjell noa.al shihen momentet kur një familjare e afërt, motra e viktimës, mbërrin në vendngjarje dhe mëson lajmin e rëndë.
E tronditur, ajo shpërthen në lot dhe afrohet me vrap drejt automjetit ku ndodhej trupi i të vëllait, duke u përpjekur ta prekë makinën në shenjë dëshpërimi.
Policia dhe personat e pranishëm tentojnë ta qetësojnë dhe ta largojnë nga zona e rrethuar me shirit sigurie, ndërsa ajo shfaq gjendje të rënduar emocionale, pamje që kanë prekur edhe qytetarët e pranishëm në vend.
Ngjarja ndodhi në zonën e Unazës së qytetit, pranë një pike karburanti në pronësi të viktimës. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, 43-vjeçari u gjet brenda automjetit të tij të parkuar dhe dyshohet se ishte qëlluar disa herë me armë zjarri, duke humbur jetën në vend.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pikat e kontrollit janë ngritur në hyrje-daljet e qytetit dhe hetimet vijojnë intensivisht.
Pamjet nga këto çaste të rënda emocionale tregojnë dhimbjen e thellë të familjarëve për humbjen e papritur. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






