Transmetuar më 30-11-2025, 22:29

Dalin pamjet nga brenda automjetit, detaje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në Elbasan

Noa.al ju sjell pamjet nga brenda automjetit ku mbrëmjen e sotme u gjet pa shenja jete biznesmeni Edmond Mëhalla, në zonën e Unazës së qytetit të Elbasanit.

Në pamje shihen momente pak pas ngjarjes, ku automjeti ndodhej i parkuar pranë një pike karburanti. Brenda tij, viktima ishte në sediljen e drejtuesit, ndërsa në vendngjarje kishin mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca.

Sipas të dhënave paraprake, 43-vjeçari dyshohet se është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke humbur jetën në vend. Zona u rrethua menjëherë dhe policia nisi kontrolle intensive në hyrje-daljet e qytetit dhe në disa ambiente përreth.

Burime për noa.al bëjnë me dije se Mëhalla ishte pronar i një biznesi taksish me makina elektrike si dhe i pikës së karburantit “Xhaxhi Oil”. Ai raportohet se prej disa vitesh kishte ndërruar mbiemrin, nga Xhaxho në Mëhalla.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Hetimet vijojnë dhe priten detaje të tjera në orët në vijim. /noa.alandej?

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit