

Biznesmeni Edmond Mëhalla është vrarë sonte në Elbasan, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi në zonën e Unazës së qytetit.
Viktima është qëlluar brenda makinës së tij pranë pikës së karburantit që kishte në pronësi.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se viktima u qëllua me tre plumba arme zjarri duke gjetur vdekjen në vend.
Mëhalla kishte një biznes taksish me makina elektroke si dhe një pikë karburanti, Xhaxhi Oil.
I ndjeri raportohet se kishte disa vite që e kishte ndërruar emrin nga Xhaxho në Mëhalla.
Çfarë thotë policia
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në video shihni pamje pak pas ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






