Transmetuar më 30-11-2025, 20:59

30 Nëntor, 2025

Igballe Huduti ka zbuluar më në fund arsyet e mos-pjesëmarrjes së saj në sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova. E ftuar në emisionin “Big Talk”, ajo u shpreh se vendimi i saj ka ardhur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të bashkëshortit.

Huduti tregoi se në dy javët e fundit bashkëshorti i saj kishte përjetuar disa shqetësime shëndetësore, ndërsa në tre ditët e fundit gjendja ishte përkeqësuar. Ajo tha se e kishte vënë re një zbehje të fytyrës së tij, e më pas një të zverdhur të dukshme, çka i kishte ngritur shqetësimin edhe më shumë.

“Ditën që ishte planifikuar të hyja në BBVK, ai më pa të veshur dhe në momentin e fundit fytyra i u zverdh. Iu afrua një krizë dhe unë nuk mund të largohesha. Kur e pashë që u zbeh edhe më shumë, vendosa të mos hyj. Thashë: nuk ia vlen,” rrëfeu ajo.

Megjithatë, Huduti pranoi se ende e ka një dëshirë të madhe për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend dhe shtoi se shpesh e imagjinon veten mes banorëve aktualë.

Ajo përfundoi duke theksuar se shëndeti i bashkëshortit mbetet prioriteti i saj absolut dhe se nuk do të merrte asnjë vendim që mund ta linte atë pa mbështetje në moment të vështirë.

Në fund të intervistës u transmetua edhe një pjesë prekëse, ku Huduti i drejtonte lutje bashkëshortit të saj, duke i kërkuar forcë dhe shërim të shpejtë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit