Transmetuar më 30-11-2025, 20:54

BRITANI E MADHE, 30 NËNTOR 2025 – Autoritetet britanike kanë vënë në pranga një 30-vjeçar në Southampton, i cili akuzohet për tre raste ngacmimi seksual të ndodhura brenda pesë ditësh, si dhe për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Hampshire konfirmoi se i dyshuari, Sohail Amiri, banues në Highfield Lane, u identifikua pas disa hetimeve të kryera mbi incidentet e raportuara nga gra të ndryshme në zona të qytetit.

Rasti më i fundit u shënua më 25 nëntor, pak pas mesnatës, në Upper Shaftesbury Avenue, ku një grua u afrua nga një burrë i panjohur që dyshohet se tentoi ta puthte. Viktima ka reaguar menjëherë, e ka larguar dhe ka kontaktuar policinë.

Dy incidentet e tjera janë regjistruar më 23 nëntor në Westwood Road, ku Amiri akuzohet se ka bërë komente dhe afrime të papërshtatshme ndaj dy grave të ndryshme.

“Forca jonë hetimore ka përfunduar verifikimet e nevojshme dhe kemi ngritur akuzat përkatëse ndaj një personi,” deklaroi Policia e Hampshire.

I arrestuari përballet me tre akuza për ngacmim seksual dhe një akuzë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, në bazë të Nenit 24 të Aktit të Emigracionit 1971.

Ai është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës në Southampton, ndërsa çështja pritet të vijojë në seancat e ardhshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit