Transmetuar më 30-11-2025, 19:27

KAKAVIJË- Kalimi në në aksin rrugor Kakavijë–Janinë është bllokua plotësisht mbrëmjen e sotme. Bllokimi ka nisur nga ora 18:00 deri në 22:00, si pjesë e protestave të fermerëve grekë që po zhvillohen në të gjithë vendin. Ndërprerja e qarkullimit u aplikua për të gjitha automjetet, përveç mjeteve me emergjenca shëndetësore.

Pavarësisht bllokimit, qarkullimi në Pikën Kufitare të Kakavijës ka qenë i qetë, pasi shumica e udhëtarëve kanë qenë të informuar mbi protestat dhe nuk kanë zgjedhur të kalojnë në këtë fashë orare, duke shmangur kështu vonesat.

Protestat e fermerëve grekë pritet të zgjasin deri më 5 dhjetor, ndërsa ata kanë paralizuar segmente të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore në të gjithë Greqinë./

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit