Transmetuar më 30-11-2025, 18:04

LIBAN- Papa Leoni XIV ka mbërritur në Liban sot, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze dhe pirtet që të qëndrojë në Liban deri më 2 dhjetor. Papa fluturoi nga Turqia, ku ka qenë për vizitë prej katër ditësh dhe paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të konflikteve të përgjakshme në botë.

Gjithashtu ai dënoi dhunën dhe bëri thirrje për paqe. Pak para mbërritjes në Bejrut, qytetarë të shumtë u mblodhën përgjatë rrugëve nga aeroportit në pallatin presidencial, duke valëvitur flamuj libanezë dhe të Vatikanit.

Libani, i cili ka pjesën më të madhe të të krishterëve në Lindjen e Mesme, dhe është tronditur nga përhapja e konfliktit në Gaza, ndërsa Izraeli dhe grupi militant shiit libanez mysliman Hezbollah hynë në luftë, duke kulmuar në një ofensivë shkatërruese.

Komunitetet e ndryshme të Libanit gjithashtu e mirëpritën udhëtimin e papës, me klerikun kryesor druz, Sheikh Sami Abi al-Muna, i cili tha se Libani ka nevojë për shkëlqimin e shpresës që përfaqëson vizita e tij./

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit