

MAROK – Anësori egjiptian i Al Ahly, Mahmoud Ahmed Ibrahim Hassan, i njohur si Trezeguet, u sulmua me thikë në mes të një ndeshjeje kundër ekipit maroken FAR Rabat, me kundërshtarët që u përpoqën ta mbulonin incidentin e paprecedentë!
Siç raporton gazeta spanjole "Mundo Deportivo", kjo ngjarje tragjike ndodhi në ndeshjen midis ekipit egjiptian Al-Ahly dhe ekipit maroken FAR Rabat.
"Dita e dytë e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve CAF të premten (28/11) përfshiu këtë skenë, e cila dukej më shumë si diçka nga një film, gjatë ndeshjes midis Al Ahly të Egjiptit dhe FAR të Marokut", raporton media spanjole, duke shtuar:
"Në mes të ndeshjes, një nga tifozët e ekipit marokene tentoi të godasë dhe hodhi një thikë në drejtim të Trezeguet. Më keq akoma, kur mesfushori dhe shokët e tij të ekipit u përpoqën t’ia tregonin thikën gjyqtarit, kundërshtarët u përpoqën me çdo mënyrë ta parandalonin këtë."
Njëri prej tyre – i cili mban distinktivin zëvendësues – mund të shihet duke e futur objektin brenda pantallonave. Një imazh absolutisht i turpshëm.
🚨 A SHOCKING SCENE IN RABAT! 😡🤯
A sharp object was thrown by supporters of AS FAR Rabat 🇲🇦 at Trezeguet! 🔪
When the Ahly players tried to show it to the officials, several Moroccan players rushed to retrieve it and hide the object. pic.twitter.com/MGCQyR9J53
— Onze Masr 🇪🇬🇬🇧 (@Onzemasr_EN) November 28, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






