

LUSHNJE- Një aksident raportohet se ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE Lushnje dhe është përfshirë nga flakët. Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë dhe është bllokokuar i gjithë qarkullimi.
Konkretisht mjeti drejtohej nga një nënë, e cila kishte pasagjerë dy fëmijët e saj, por fatmirësisht askush nga ata nuk ka mbetur i lënduar. Ndërkohë Forcat e policisë dhe zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






