

TURQI – Ishte një gol që thyen ligjet fizikës për nga këndi i realizimit dhe trajektorja që mori topi deri në finalizimin në rrjetë.
Edhe pse i aktivizuar jo rregullisht në momentin e parë të transferimit nga Besiktasi tek Trabzonspor, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi dalëngadalë po rifiton terren në ekipin e ri, ndërkohë që shumë shpejt ka fituar zemrat e tifozëve të Trabzonit.
Kështu pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmjes së djeshme, në rrjetet sociale, njëra prej tyre e tifozëve të ekipit të futbollistit shqiptar, ka analizuar grafikisht edhe me humor, strukturën e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
Një analizë tifozësh me superlativa ndaj një futollisti më tepër robot se sa njeri, nisur nga kjo preçizioni dhe aftësia jo normale dhe shumë e rrallë teknike e Ernest Muçit.

Duke e zëvnedësuar syrin me një sensor optik perfekt, strukturën kockore me metal, si për të konfirmuar ftohtësinë e tij, zemra, një mekanizëm ingranazhesh perfekte dhe trurin ja kanë lënë njerëzor, si mishërim i perfeksionit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






