Transmetuar më 30-11-2025, 13:46

30 Nëntor, 2025

ELBASAN – Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Elbasan njoftuan për avancimin e hetimeve lidhur me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se disa ditë para ngjarjes kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit u dëmtua xhami i automjetit të B. B.. Më 28 nëntor, konflikti është përshkallëzuar mes shtetasve B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., duke çuar në të shtënat me armë drejt banesës së F. P., ku jeton E. C.. Ky i fundit nuk e ka kallëzuar ngjarjen në polici.

Ndërkohë, shtetasi D. K. dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, që ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar hetimet.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, dhe E. C., 24 vjeç. Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç, dhe Sh. B., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit