Transmetuar më 30-11-2025, 12:30

Me lot në sy dhe zemër të thyer, Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore për të ndarë nga jeta artistin e dashur.

Gjatë homazheve, ajo është parë tejet e prekur, duke mos mundur të mbajë lotët, ndërsa qëndronte pranë trupit të Shpatit për disa minuta, duke i dhënë lamtumirën e fundit me dashuri dhe mall.

Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, duke lënë pas një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe fansat.

Varrimi i tij do të mbahet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë, ku të pranishmit do të japin një homazh për jetën dhe karrierën e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit