Transmetuar më 30-11-2025, 09:59

BRUKSEL – Vetëm një pakicë e vogël e vendeve të Bashkimit Europian po ecin me ritmin e duhur drejt objektivave të riciklimit për vitin 2025, ndërsa pjesa tjetër përballet me sfida serioze që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, mungesën e financimeve dhe dobësitë në zbatim. Në raportin e ri të publikuar nga Gjykata Europiane e Audituesve, theksohet se industria e riciklimit mbetet e brishtë dhe larg standardeve që kërkon ligji i BE-së.

Sipas audituesve, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Holanda dhe Sllovenia janë të vetmet shtete që pritet të përmbushin objektivin për reduktimin me 55% të mbetjeve bashkiake dhe objektivin 65% për ambalazhet deri në vitin 2025. Këto vende kryesojnë renditjen e performancës në riciklim, duke treguar progres të qëndrueshëm në proceset e tyre.

Por në nivel europian, situata mbetet problematike. Raporti vëren se monitorimi dhe zbatimi i politikave për mbetjet vijojnë të jenë të dobëta, pavarësisht se rregullat janë në fuqi prej pesë dekadash. Mbetjet bashkiake që vijnë nga familjet, zyrat dhe bizneset e vogla përbëjnë ende 27% të totalit të mbetjeve në BE, ndërsa shumë vende vazhdojnë të përdorin vendgrumbullimet ose djegien si zgjidhje kryesore.

Audituesit theksuan gjithashtu se shumë projekte të bashkëfinancuara nga BE-ja në Greqi, Poloni, Portugali dhe Rumani kanë pasur vonesa të gjata, tejkalime kostosh dhe mungesë progresi të dukshëm drejt një sistemi funksional të menaxhimit të mbetjeve.

Financimet e pamjaftueshme, vështirësitë në zbatimin e skemave të kthimit të depozitave dhe tarifat e ulëta për vendgrumbullimet mbeten pengesat kryesore. Sipas të dhënave të ECA, bio-mbetjet – përfshirë mbeturinat e kopshteve, parqeve dhe materialet organike – përbënin rreth 55% të totalit të mbetjeve bashkiake në vitin 2022, ndërsa plastika përbënte 10% dhe druri 8%.

**Kriza e riciklimit të plastikës**

Industria europiane e riciklimit të plastikës përballet me vështirësi të theksuara të shkaktuara nga rritja e kostove të energjisë dhe konkurrenca e materialeve të paverifikuara të importuara me çmime t

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit