

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, në episodin e 8-të të podcastit “Flasim”, ka komentuar vendimin për pezullimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, një çështje që tashmë po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Rama e quajti precedent të rrezikshëm vendimin e GJKKO-së, duke deklaruar se “një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë, për të shkarkuar një ministre dhe zv/kryeministre”. Sipas tij, ky veprim përbën presion mbi ekzekutivin dhe cenon balancën e pushteteve.
Ai iu referua opinionit të Komisionit të Venecias dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të Strasburgut, të cilat – sipas tij – e konsiderojnë cenim institucional largimin e një ministri me vendim gjykate, pasi ministrat kanë funksione politike dhe jo administrative.
Debati mbetet i hapur ndërsa Gjykata Kushtetuese përgatitet të shqyrtojë çështjen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






