

KOSOVË – Sot është dita e fundit që partitë politike mund të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 përmes koalicioneve. Afati zyrtar nisi më 24 nëntor dhe skadon mbrëmjen e sotme.
Deri të shtunën në orën 13:00, KQZ kishte pranuar njoftimin për dy koalicione të regjistruara:
– **PAI – PDAK – LPB**, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);
– **VAKAT**, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
Sipas rregullave zgjedhore, një koalicion duhet të përbëhet nga të paktën dy parti politike. Pas certifikimit, partitë nuk mund të tërhiqen nga koalicioni dhe nuk mund të garojnë as veçmas e as në një koalicion tjetër.
Ndërkohë, pasditen e djeshme, Partia e Drejtësisë njoftoi se do të garojë në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke shtuar një bashkëpunim të ri politik në prag të zgjedhjeve.
Mbetet për t’u parë në orët e fundit të afatit nëse do të shtohen koalicione të tjera, apo qytetarët më 28 dhjetor do të votojnë kryesisht për bashkimet politike të konfirmuara deri më tani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






