

Mbrëmjen e kaluar iu vendos lëndë plasëse banesës së Bakie Zotos, nënës së Gentian Zotos i dënuam me 35 vite burg për atentatin ndaj Ines Hajrulla.
Ngjarja ka shkaktuar panik në lagjen “Partizani”, edhe pse fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar.
Bakie Zoto, e cila jeton e vetme, tha se është e habitur nga ajo që ndodhi, duke theksuar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e kupton arsyen e këtij akti. Në pamje shihet dera e dëmtuar dhe shenja nga shpërthimi.
“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Nuk kam asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, deklaroi ajo.
Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon të gjitha pistat për të zbardhur motivet dhe identifikuar autorët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






