Transmetuar më 30-11-2025, 08:38

30 Nëntor, 2025

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar sot, për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Përmes një njoftimi të një dite më parë Policia Kufitare Greke në Kakavijë bëri me dije se segmenti do të jetë i bllokuar nga ora 18:00-22:00 (me orën greke).

Sipas policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Njoftimi i plotë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit