Transmetuar më 30-11-2025, 08:13

Të shtëna në festë ditëlindjeje në Kaliforni, 4 të vrarë dhe 14 të plagosur

KALIFORNI – Një festë ditëlindjeje në qytetin Stockton u shndërrua në skenë paniku, pasi një person i armatosur hapi zjarr duke lënë të paktën katër persona të vdekur dhe rreth 14 të tjerë të plagosur, mes tyre edhe të mitur.

Sipas mediave ndërkombëtare, incidenti ndodhi në një restorant ku po mbahej festa, ndërsa dëshmitarët raportuan të shtëna të shumta dhe një skenë kaotike me njerëz që kërkonin strehë.

Autoritetet kanë identifikuar një të dyshuar për ngjarjen dhe po hetojnë pistën e një sulmi të organizuar. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurve mbetet ende e paqartë dhe ekipet mjekësore po punojnë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ky akt i rëndë dhune.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit