Transmetuar më 30-11-2025, 07:57

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në postën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentian Zotos.

Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë,

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit