Transmetuar më 29-11-2025, 23:00

Pas fitores në derbi, Milani ka marrë një fitore tjetër të rëndësishme, duke mundur 1-0 në “San Siro” Lazion në javën e 13-të të Serie A.

Ekipi i Allegrit iu fal një goli të Rafa Leaos në minutën e 51’ të takimit, që i shërbeu kuqezinjve për të marrë tre pikët e radhës.

Drama ndodhi në fund, aty ku pas një rishikimi me VAR për një penallti të Lazios, shpërtheu një përplasje mes stafeve të dyja ekipeve, ku u ndëshkua me karton të kuq dhe Allegri.

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari në fund vendosi të mos e akordonte penalltinë për miqtë, duke sjellë shumë polemika në fushë. Kështu, Milani ngjitet momentalisht në krye të renditjes së Serie A me 28 pikë, ndërsa të dielën do të ndjekë i qetë sfidën mes Romës dhe Napolit, duke shpresuar që verdhekuqtë të hedhin një hap të gabuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit