

FUSHË-KOSOVË, 29 nëntor 2025
Një person është plagosur pasditen e së shtunës në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke mbledhur prova dhe po punojnë për identifikimin e motivit dhe autorëve të mundshëm të incidentit”, tha Ahmeti.
Policia apelon tek qytetarët për bashkëpunim dhe për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






