

SPANJE – Vedat Muriqi ka vazhduar me formë e mirë sportive në La Liga të Spanjës me skuadrën e Mallorcas.
Ai të shtunën shënoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjen ndaj Osasunas, ndshje që përfundoi 2:2.
Ballafaqimi I zhviluar në stadiumin “Son Moix” i takoi javës së 14-të të La Ligas. Sulmuesi i ‘dardanëve’ Muriqi ka tetë gola të shënuar tani në 13 ndeshjet e luajtura në edicionin aktual të La Ligas.
Muriqi siguroi epërsinë 2-0 për Mallorcan pas dy golave të shpejtë. Në minutën e 62-të shënoi nga penalltia, ndërsa katër minuta më vonë, gjuajti saktë brenda zonës për 2-0.
Gjithsesi, Mallorca pësoi dy gola në minutën e 82-të dhe të dytë të kohës shtesë për rezultatin e barabartë 2-2.
Mallorca ka 13 pikë renditet në vendin e 15-të pas 14 ndeshjeve të luajtura, një më shumë se Osasuna që është në vendin e 17-të.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






