Transmetuar më 29-11-2025, 22:24

Ernest Muçi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm, ndërkohë që talenti shqiptar ka shënuar golin e tretë në të dytën ndeshje radhazi.

TURQI – Në sfidën kundër Konyaspor, sulmuesi 24-vjeçar kuqezi Ernest Muçi realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit në minutën e 56-të të takimit.

Në një pozicion ku gjëja më e lehtë ishte një kros drejt zonës, Muçi tentoi të realizonte më të vështirën, duke goditur drejt portës dhe duke gjetur rrjetën.

Ky është goli i tretë për Muçin me fanelën e Trabzonsporit, duke i dërguar “SMS” Sylvinhos, trajnerit kuqezi, pasi ky i fundit e ka lënë jashtë në grumbullimet e fundit me Kombëtaren.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit