

KAKAVIJË, 30 nëntor 2025
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar qytetarët se autoritetet greke do të mbyllin përkohësisht qarkullimin në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë.
Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, bllokimi do të jetë në fuqi më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke). Gjatë këtij intervali, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, përveç rasteve me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve dhe u sugjeron atyre të planifikojnë lëvizjet në orare të tjera të ditës, me qëllim shmangien e vonesave dhe problematikave në kufi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






