Transmetuar më 29-11-2025, 17:45

TIRANE – Egnatia ka mundur me rezultatin 0-1 Tiranën në transfertë, duke u ngjitur kështu në krye të tabelës së renditjes së bashku me Elbasanin.

Sfida e javës së 13-të të superiores, e luajtur në “Selman Stërmasi”, foli vetëm për rrogozhinasit, të cilët shënuan në minutën e 27’ me anë të Bakayokos me anë të një penalltie, për të mos e lëshuar më avantazhin.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 25 pikëve, po aq sa Elbasani kryesues, ndërsa Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me 7 pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit