Transmetuar më 29-11-2025, 14:17

Tiranë- Sali Berisha pretendon se anëtarja e PD, Anila Aliaj nuk është përjashtuar nga partia pas sherrit me Flamur Nokën.

Ishte vetë ajo që në një postim në rrjetet sociale tha se u përjashtua, por Berisha pretendon të kundërtën duke thënë se PD është një parti e hapur.

“Ajo zonja që foli me Nokën nuk është larguar nga partia, askush nuk mund të largojë asnjë anëtar apo simpatizant se i tha këto Berishës apo Nokës. Kjo nuk ekziston në këtë parti, zonja nuk mund të përjashtohet nga partia. Në rastin ekstrem se ndodhi, ta supozojmë, zonja ka rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë. Ajo zgjodhi mediat, bëri një zgjedhje të saj, por në dijeninë time ajo nuk është përjashtuar, nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi. Ne jemi PD e mendimit të lirë”, u shpreh kreu i PD.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit